Transferimi i dosjes 184 në Dibër, Spahiu: Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rëndë

Aktualitet

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas vendimit të Arta Markut për të transferuar dosjen 184 në Dibër.

“Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rrëndë por një vepër penale banale që mund ta hetojë e gjykoje kushdo dhe ky besim i krijohet tre vite pas fillimit të hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ja deleguar çështjen një prokurorie qarku, ashtu siç bëri me çeshtjen e mbyllur tashmë nga Gjykata e Qarkut Berat për Kryeminstrin Rama”, shkruan Spahiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja postimi i tij i plotë:

Vetëm Arta Marku beson që Prokuroria e Qarkut Dibër mund të hetojë Ata që e kanë urdhëruar mos hetimin e kallëzimit penal për komisionerë të një qëndre votimi atje, kallëzim i bërë prej dy vitesh nga LSI dega Bulqizë dhe akoma nuk ka një përgjigje për çështjen.

Vetëm Arta Marku beson që vjedhja e votës nuk është krim i rrëndë por një vepër penale banale që mund ta hetojë e gjykoje kushdo dhe ky besim i krijohet tre vite pas fillimit të hetimeve të dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ja deleguar çështjen një prokurorie qarku, ashtu siç bëri me çeshtjen e mbyllur tashmë nga Gjykata e Qarkut Berat për Kryeminstrin Rama.

P.S. Nuk besoj që Prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme (PPP) mer urdhëra nga dikush për transferime çështjesh.

ME TE LEXUARAT