Pylli shpëton veten: Pas zjarrit të llahtarshëm, nis shiu në Amazonë

Bota

Prej disa ditësh, pylli gjigant i Amazonës është mbuluar nga flakët.

Mediat në mbarë botën kanë ngritur alarmin, pasi situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe rrezikohet zhdukja e ksaj sipërfaqeje e cila prodhon 20% të oksigjenit në tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tymi i pyllit të djegur ka kaluar edhe në qytetet më të afërta, ndërsa janë gjetur kafshë të përvëluara nga flakët. Pamjet e kafshëve që kërkojnë shpëtim kanë rrënqethur rrjetin.

Mirëpo, pas ditësh flakë të llahtarshme që shkrumbuan gjithçka, në pyllin e Amazonës ka ndodhur mrekullia!

E huaja “Express.co.uk” shkruan se në disa zona të pyllit të Amazonës ka nisur të bjerë shi, gjë e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Megjithatë, sipërfaqja e Amazonës është tepër e madhe dhe shiu ka rënë vetëm në disa zona të caktuara, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të digjet.

Djegia e Amazonës do të sjellë ndryshime të mëdha në ekosistem, duke ndikuar ndjeshëm edhe në ngrohjen globale.

ME TE LEXUARAT