‘700 euro dhoma e hotelit’, Rama i përgjigjet akuzave për ministren Gjonaj

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që qarkulloi në disa media në lidhje me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ku thuhet se ajo shpenzon 700 euro për të fjetur një natë në hotel në udhëtimet e saj jashtë vendit.

Rama i ka quajtur këto lajme ‘gjellë e prishur e kazanëve’, teksa i është përgjigjur një komentuesi i cili e pyet se kur do ta shkarkojë ministren Gjonaj nga detyra.

Kliko per me shume info

Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn?

Po e shkarkove kët do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse nje natë e saj në hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burr njëher e mire qoje ne shtëpi.

Rama: Ti mua merr te keqen se jam shume me teper popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo nate me kete popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish te zakonshem ne dite, pervec puneve te tjera, po qe ta marresh vesh ti, e ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e gjetur, eshte gjelle e prishur.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here