Ardit Hila largohet nga Partizani, prezantohet me fanellën e Prishtinës

Kliko per me shume info

Pas negociatave jo të lehta, FC Prishtina ka bindur mesfushorin, Ardit Hila, që t’i bashkohet Prishtinës dy vitet e ardhshme.

Hila pas një viti me Partizanin, më parë është paraqitur tre vite me Teutën dhe dy vite me Elbasanin.

Kliko per me shume info

Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistruar 159 paraqitje duke shënuar 15 gola dhe asistuar në 9 gola.

“Është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës. Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës 2-vjeçare.

Hila sezonin e kaluar është shpall kampion me Partizanin, duke u paraqitur në 27 ndeshje në kampionat.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here