Djali i vdiq nga abuzimi me drogën, apeli i fortë i nënës

Kosovë&Rajon

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara. Djali i saj filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare, ndërsa ai ndërroi jetë pas pesë vitesh.

Ajo tregoi për “REL” se djali i saj ishte viktimë e kësaj dukurie, e cila duket se po vijon të aplikohet gjerësisht tek moshat e reja në Kosovë. Nëna e djalit të ndjerë tregon se përdoruesi i drogës nuk mundet t’ia dalë mbanë dhe të heqë dorë nga përdorimi i substancave narkotike, pa pasur mbështetjen e të tjerëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë rast djali im është viktimë e kësaj dukurie negative, e këtij fenomeni që fatkeqësisht ka marrë përmasa të mëdha. Ka shumë elemente që nuk i shohim. Përdoruesi i drogës nuk mundet me ia dalë vetë, kjo mundet me mbet një dëshirë dhe një pendim brenda vetës”-tha ajo.

ME TE LEXUARAT