Humbi të birin, gruaja e rrallë shqiptare përmbush amanetin e tij

Aktualitet

Arjeta Musliu është nëna që mishëron përpjekjen e dashurinë prindërore për ruajtjen e jetës të të birit nga përdorimi i narkotikëve.

Kjo fatkeqësi familjare, ka shtyrë, këtë të fundit të hapë të parën qendër të këtij lloji në Ferizaj me mbështetjen e drejtpërdrejt financiare të kryetarit Agim Aliu, Qendrën e Këshillimit “Këshillimi” që ka hapur dyert për të gjithë prindërit fatkeq dhe rastet e përdoruesve të narkotikëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e Riadit, i cili tragjikisht humbi jetën pak kohë më parë, Arjeta Musliu, psikologe me profesion i dha vetes misionin për ngritjen e një qendre të tillë, me qëllim parandalimin e këtyre dukurive që po kërcënojnë çdo ditë shoqërinë, veçanërisht të rinjtë.

Ndërkohë, hapja e kësaj këshillimoreje do të jetë pikë reference duke ofruar shërbime profesionale, për t’iu dalë në ndihmë të gjithë nevojtarëve, familjeve dhe individëve të hasur në vështirësi nga këto dukuri negative.

Ajo thotë se hapja e kësaj qendre është misioni që si ide ka nisur bashkë me djalin e saj që e humbi jetën kohë me parë.

“Dëshirë e djali tim i cili në mesin tonë nuk është fizikisht ndërsa gjatë kohës 24 orëshe është në mesin tonë vazhdimisht. Ideja ka lindur kur ka filluar rehabilitimi i djalit duke bërë përpjekjet maksimale, thjeshtë mund të them se kemi hyrë me një luftë. Droga domosdoshmërisht shpallë luftë për përdoruesin e pastaj edhe prindin. Gjithmonë si nënë duke e mendu më të mirën për fëmijën për me ndihmu ndonjëherë nuk bëhet sipas dëshirës së prindit”, thotë Musliu

ME TE LEXUARAT