Kufijtë/ Angela Merkel “ultimatum” Serbisë

Bota

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum Serbisë që të pranojë qëndrimin gjerman, për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, do të ketë pasoja të rënda.

Sipas medias së huaj ‘Espreso.rs’, pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se, s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania.

ME TE LEXUARAT