“Kur do e shkarkosh Etilda Gjonajn?”, Rama: E ke gabim

Aktualitet

Pas lajmit ku u publikuan faturat e shtrenjta që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shpenzuar në udhëtimet e saj jashtë shtetit, ku një natë në hotele luksoze kushtonte mbi 700 euro, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Pak më parë kryeministri Rama ka postuar disa foto në Facebook, ku njoftonte përfundimin e rrugës hyrëse në Bashkinë e Maliqit. Mirëpo ajo çfarë ka rënë në sy ishte komenti i një qytetari i cili e pyet në lidhje me skandalin e faturave të shtrenjta të ministres Gjonaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove këtë, do shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse një natë e kësaj në hotel, popullit i kushtoka 1km asfalt. Bonu burrë njëher e mir qoje në shtëpi”, komenton qytetari në postimin e kryeministrit.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, i cili i konsideron si ‘kazan’ lajmet në lidhje me këtë çështje.

“Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër popull se ti, se jetoj çdo ditë e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga 100 halle njerëzish të zakonshëm në ditë, përveç punëve të tjera. Po që ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrave hotele dhe çka ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur”, i përgjigjet kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT