Dha lajmin se Xhamajka njohu pavarësinë e Kosovës, Thaçi heq përgjegjësinë nga vetja

Kosovë&Rajon
Dha lajmin se Xhamajka njohu pavarësinë e Kosovës, Thaçi

Ndonëse lajmi se Xhamajka kishte njohur pavarësinë e Kosovës doli nga presidenti Hashim Thaçi, institucioni i Presidencës ka mohuar këtë fakt.

Në një përgjigje për Express, zyra e Thaçit ka deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ, ndërsa theksoi se lajmi për njohjen, që në këtë rast nuk ishte i vërtetë, ishte dhënë nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, -thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka mbrëmë e përshëndetën të gjithë liderët në vend. Ndërkohë, pak orë më vonë reagoi ministrja e Jashtme e Xhamajkës, ku mohonte faktin që ky shtet kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

ME TE LEXUARAT