'700 euro dhoma e hotelit', Rama i përgjigjet akuzave për ministren Gjonaj

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lajmin që qarkulloi në disa media në lidhje me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ku thuhet se ajo shpenzon 700 euro për të fjetur një natë në hotel në udhëtimet e saj jashtë vendit.

Rama i ka quajtur këto lajme 'gjellë e prishur e kazanëve', teksa i është përgjigjur një komentuesi i cili e pyet se kur do ta shkarkojë ministren Gjonaj nga detyra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komentuesi: Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn?

Po e shkarkove kët do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse nje natë e saj në hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burr njëher e mire qoje ne shtëpi.

Rama: Ti mua merr te keqen se jam shume me teper popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo nate me kete popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish te zakonshem ne dite, pervec puneve te tjera, po qe ta marresh vesh ti, e ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e gjetur, eshte gjelle e prishur.

ME TE LEXUARAT