Sulm me armë në SHBA, vritet 8-vjeçarja, 3 të plagosur

Bota

Një vajzë 8-vjeçare është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri të SHBA-së.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy djem adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga plumbat, ndërkohë policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për autorin e dyshuar, raportojnë mediat amerikane.

Autoritet policore thanë se vajza 8-vjeçare e cila mbeti e vrarë, ka qenë e shoqëruar në kohën kur nisën të shtënat. Që nga muaji prill, 12 fëmijë apo adoleshentë kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me armë.

ME TE LEXUARAT