Arbana dhe Xhemi nisin pushimet në vendin që aq shumë kishin dëshiruar të shkonin!

Kliko per me shume info

Siç dihet prej kohësh, përveçse kolege pune, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë edhe mikesha shumë të ngushta, të cilat ndajnë bashkë gjithçka.
Së fundmi, dy vajzat janë nisur me pushime dhe si destinacion kanë zgjedhur Hollandën.
Në postimet e tyre në Instagram, Arbana ka treguar se Hollanda ishte vendi të cilin kishin dashur ta vizitonin prej kohësh së bashku, mirëpo vetëm tani e kishin bërë realitet dëshirën e tyre.

“Ky vend ka qenë në listën tonë për kaq shumë kohë. Një vend pa zhurma, pa makina, vetëm me shtëpi të vogla dhe varka.”- janë fjalët e Arbanës krahas postimeve.

Kliko per me shume info

Gjithashtu Xhemi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet duke pritur Arbanën teksa afrohet me varkë.
“Kur të vjen shoqja me varkë.”- shkruan moderatorja krahas fotos ku etiketon mikeshën e saj.

Duket se vajzat po kalojnë një kohë mjaft të mirë së bashku dhe me siguri në ditët në vazhdim, postimet e tyre në rrjete sociale do të mbushen me momente të këndshme në Hollandë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here