Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Arsyeja serioze pse nuk duhet të pini kafe herët në mëngjes

Nuk ka asgjë që mund t’iu largojë nga shtrati më shpejt sesa të mendoni se një kafe e shijshme ekspres ju pret në kuzhinë. Kjo për t’iu ndihmuar që të përmbushni përgjegjësitë tuaja të ditës

Megjithatë sipas shkencëtarëve ky zakon i preferuar i mëngjesit është i dëmshëm për shëndetin. Pirja e kafesë para orës 9:30 të mëngjesit krijon stres në trup.

Kortizoli – hormoni i stresit – është natyrisht më i lartë në orën 8-9 të mëngjesit kur pini edhe kafe. Kur pini kafe, kafeina ndërhyn në nivelin e kortizolit, gjë që mund të çojë në rritjen e stresit dhe ankthit.

Kjo është arsyeja pse shumë persona e fillojnë ditën e tyre duke u ndier në ankth! Koha më e mirë për të shijuar kafen tuaj është pas orës 9:30 të mëngjesit kur niveli i kortizolit është më i ulët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.