Kapen në Sarandë dy shtetas rus, ja cfarë po transportonin me jahtin e tyre

Kliko per me shume info

Dy shtetas rus janë kapur nga Policia e Sarandës pasi me jahtin e tyre kanë transportuar 1477 litra naftë me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore doganore.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policise:

Arrestohen në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  1. Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi.

Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here