Sulmohet autobusi me targa shqiptare në Serbi

Aktualitet

Një autobus i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë.

Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë.

Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

ME TE LEXUARAT