Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Këto këshilla do ju vijnë në ndihmë nëse doni të keni flokë të shëndetshëm

Flokët e bukur e të shëndetshëm janë një komponent i rëndësishëm i imazhit të një vajze. Kujdesi ndaj flokëve kërkon kohë dhe përkushtim. Që të keni flokë të shëndetshme duhet të keni parasysh disa këshilla.

Në fund të fundit të gjithë e dimë se për të arritur gjëra të mira duhet të përkujdesemi. Më poshtë do të shihni disa këshilla perfekte:

Përdorni lëngun e limonit për ti dhënë një shkëlqim në bjonde flokëve.

Për të bërë gërsheta, përzieni balsamin me ujë të nxehtë e spërkatni flokët pasi keni dalë nga dushi.

Shtoni sodë buke në shampon tuaj dhe lajini flokët si zakonisht. Ky truk i bën flokët tuaja më të shndritshme dhe shërben edhe si balsam.

Bëni bishtin tuaj të duket më i plotë, duke përdorur një kapsë për gufimin e tij.

Krihni flokët para se të bëni dush në mënyrë që të mos ju bien shumë flokë.

Për të eleminuar elektrizimin e flokëve, afroni një letër pranë flokëve pasi i krihni.

Vendosni letër alumini gjatë kohës që drejtoni flokët me pjaster në mënyrë që të mos digjni flokët.

Lyeni me vaj kokosi rrënjën e flokëve pasi ju jep shkëlqim dhe eleminon zbokthin. Lëreni vajin e kokosit të veprojë gjatë gjithë natës dhe më pas lajini në mëngjes.

Mos mbështillni flokët me peshqir, pasi aim und të këpusë flokët dhe ti dëmtojë ato.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.