60 vjetori i Librazhdit, Balla: Qyteti është në një moment transformimi infrastrukturor

Politikë
60 vjetori i Librazhdit, Balla: Qyteti është në një moment

Dita e sotme përkon me 60 vjetorin e krijimit të qytetit të Librazhdit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë qytetarët e tij me anë të një videomesazhi.

Në urimin e tij të publikuar në facebook, Balla shprehet se ky 60 vjetor e gjen qytetin e Librazhdit në një fazë të thellë transformimi investimesh në shumë projekte infrastrukturore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket punësimit, Balla thotë se vitet e fundit në këtë qytet kanë hapur aktivitetin e tyre shumë kompani industriale.

“Unë jam përpjekur si deputet prej shumë kohësh i vendlindjes time, të kem në fokusin kryesor gjithçka që lidhet me punësimin. Jam shumë krenar që kemi arritur të sjellim në qytetin tonë kompani të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë krijuar shumë vende pune. Shumë vite më parë askush nuk mund ta ëndërronte që kompani prestigjoze sikurse ‘Mercedez Benz’ të prodhonin pjesë këmbimi në Librazhd, tashmë kjo është e mundur. Askush nuk mund ta mendonte që veshjet e specializuara të ushtrisë itlaiane apo ushtrive të tjera të vendeve europian, të shërbimeve të zjarrfikjes apo të shërbimeve të transportit hekurudhor të prodhoheshin në qytetin tonë të Librahzdit”, shprehet Balla.

ME TE LEXUARAT