Rama kërcënim për sigurinë e çdo shqiptari, Basha: Agim Kajmaku po i fshihet drejtësise greke

Kliko per me shume info

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij në facebok njën mesazh ku lëshon akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë së po mbron të inkriminuarait.

Ja masazhi i plotë:\

Kliko per me shume info

Nga Luzim Basha

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

loading...

1 COMMENT

  1. O Lul Basha. Pse merresh kaq shume me Kajmaket dhe jo me pasurite e te gjithe politikaneve?……Pse nuk ndermerrni fushate qe te evidentoni vilat dhe pasurite e politikaneve ne pushtet dhe opozite?… Ne si popull nuk duam retorike por problemet konkrete qe po na mbysin e varferojne. KAJMAKET duhen, por pasi te evidentoni e diskretitoni apo denohen politikanet qe po na grabisin e po pasurohen ne menyre marramendese tash e 30 vjet. Si nuk thoni asnje fjale per vilat e ngitura nga politikanet ne bregdet e thellesi ne vende malore?… Lalez, Sarande, Durres etj. Etj. Ju vetem merreni me levat qe perdoren per te ardhur ne pushtet, por jo per ata qe na tregojne se ju ka falur gjyshja, gjushi, halla, komshija et, vila para, apartamente etj…. Ka ndonje marrveshje te heshtur ne kete drejtim?… Ja ps insistoni kush vodhi floririn e krrabes dhe po arritet rezultat do tu rritet mbeshteja ne elektorat……Pse nuk ngrini zerin te denohen ata te ILKPD qe per vite mbuluan shume deklarime te dyshimta politikanesh e prokuroresh e gjyqtaresh?…….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here