"Fshijeni se është bërë problem i madh"...flet vajza që përhapi audion fake në Whatsapp për koronavirusin

Aktualitet
"Fshijeni se është bërë problem i madh"...flet

Nje vajze përhapi panik duke deklaruar se në Shqipëri ka mbi 12 persona të infektuar me koronavirus por qe nuk deklarohet nga autoritetet. Pak ore pas zerit te pare, në një audio tjetër thotë se është identifikuar dhe se është thirrur në polici për të dëshmuar.

Ajo shprehet se "është bërë problem i madh" dhe u kërkon vajzave të punës ku dhe kishte dërguar mesazhin që ta fshinte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni.

Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake.

Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni", thotë vajza në audion e dytë.

150 raste te prekur nga Koronavirusi/ Shkon ne 3 numri i viktimave ne Itali

ME TE LEXUARAT