Vokshi nxjerr dokumentet: Gjonaj pagoi dhomën e hotelit 700 euro/nata për person

Kliko per me shume info

Ish deputetja e PD Albana Vokshi ka publikuar nje reagim ndaj ministres se drejtesise Etolda Gjonaj ku thekson se ajo ka paguar 700 euro per person dhomat e hotelit jashte shtetit ku la shkuar per vizite zyrtare:

Reagimi i Vokshit: Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Kliko per me shume info

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
2. Është dhomë teke.
3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here