Zjarrfikësit e Tiranës shpëtojnë macen që kishte mbetur në majë të selvisë

Kliko per me shume info

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës ne Tirane janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj.

Pronarja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më.

Kliko per me shume info

Pasi kane marrë këtë njoftim punonjësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe pa humbur kohë kanë nisur punën. Dhe pas disa minutash kanë mundur ta shpëtojnë macen dhe t’ia kthejnë të zonjës së alarmuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto nga ky moment: “Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here