iPhone-t janë hakuar, keqbërësit kanë vjedhur e përdorur gjithcka

Kliko per me shume info

Një aksion i paprecedentë i hakerimit të iPhonëve, që ka patur në shënjestër mijëra përdorues në javë, deri sa u zbulua në janar, është bërë publik nga kërkuesit në ekipin e sigurisë së jashtme të Google.

Operacioni që ka zgjatur 30 muaj, përdorte një grup të vogël uebsajtesh të hakeruara për të shpërndarë viruse në iPhonët e vizitorëve. Përdoruesit, komprometoheshin thjeshtë duke vizituar sajtet: nuk ishte i nevojshëm asnjë ndërveprim dhe disa nga metodat e përdorura nga hakerat preknin edhe telefonat e update-uar plotësisht.

Kliko per me shume info

Pasi hakeroheshin, sekretet më të thella të përdoruesve ekspozoheshin. Vendndodhja e përdoruesit uplodohej çdo minutë, po ashtu passwordet, chatet në whatsapp, telegram dhe i message, lista e numrave të telefonave të regjistruar si edhe databaza e tyre në Gmail.

Vetëm në rastet kur telefoni ristartohej, ai nuk ishte më i hakeruar, por kjo vetëm nëse nuk do të vizitohej sërish një sajt i kompromentuar.

Google thotë se ia ka raportuar problemin Apple më 1 shkurt dhe apple më pas kishte publikuar një update të sistemit operativ më 7 shkurt./top channel

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here