Balliu numëron arsyet dhe “kryqëzon” Ramën

Aktualitet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se shqiptarët po jetojnë në “ditë të zeza ekonomike” dhe për këtë fajëson drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Me një shënim të gjatë në ‘Facebook”, Balliu rendit të gjitha arsyet, të cilat sipas tij e kanë çuar ekonominë shqiptare drejt rënies drastike.

Postimi i Balliut:

SISTEMI MONSTËR QË NGRITI EDI RAMA

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët shqiptarë sot më shumë se kurrë janë në ditët e tyre më të zeza ekonomike, e kjo për shkak të një sistemi të ngritur nga Edi Rama, që shërben për vjedhjen e parave të qytetarëve si dhe për kontrollin absolut të pushtetit.

Shqipëria sot është kthyer në një xhungël krimi, ku banditi më i egër dhe më i fortë shpërblehet nga sistemi me para dhe pozicione shtetërore.

Ndërkohë qytetarët, problemet e të cilëve janë nga më të ndryshme, që nga shembja e shtëpive, papunësia apo kushtet e vështira të punës, për fare pak para që sdalin as për të paguar taksat e sistemit, deri tek një certifikat familjare të cilën në Europë mund ta marrësh online, ndërsa shqipetarët duhet të kalojnë peripeci të ndryshme.

Kuptohet pa asnjë dyshim problemi themelor është ekonomia e qytetarëve dhe e vetë vendit, e cila sot është gjithnjë e më e rraskapitur për shkak se sistemi paguan pak dhe takson shumë. Kjo ka për qëllim për ti varfëruar qytetarët, pasi një popull i varfër është më e lehtë të sundohet e të kontrollohet.

Armiku i kësaj skamje ekonomike për qytetarët nuk ështe thjesht Edi Rama, arkitekti i këtij sistemi, por është i gjithë sistemi i tij i cili me segmente, departamente e celula të ndryshme të tij nuk le asnjë hapsirë për zhvillim ekonomik, qoftë për qytetarin apo dhe biznesin. Është kjo arsyeja pse mbi 700 mijë qytetarë shqiptar janë larguar nga vendi dhe pse asnjë investitor i huaj nuk ka ardhur në Shqipëri.

Qytetarët ndërkaq skanë asnjë vend ku mund të ankohen apo ku mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pasi sistemi politiko kriminal ka një seri masash mbrojtëse për mbijetesën e tij. Sistemi gëzon fuqinë dhe pushtetin e qeverisë si dhe të instancave shtetërore, funksioni i të cilave nuk është shërbimi ndaj qytetarëve por shërbimi ndaj sistemit.

Mbrojtja e sistemit bëhet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Çdokush mund të largohet pasi individi në sistem është i zëvendësueshëm ndërsa sistemi jo, është unik në llojin e tij.

Për shembull. Rama mund të arrestojë apo largojë Saimir Tahirin, se fundja Tahiri nuk është koka e sistemit por prodhim i tij dhe Saimira sistemi sot ka plot.

Ndaj Saimiri mund të bëhet kurban fare lehtë dhe si Saimiri çdokush tjetër, mjafton që sistemi të vazhdojë përpara. Por duhet theksuar që nuk janë Tahirat që krijojnë sistemin por sistemi krijon Tahirat. Ndryshimi nga Rama dhe Tahirat, Valdrinat dhe Jorgot e partisë është se Rama ka mbi supe krime, shumë herë më të mëdha se sa marrëveshjet e drogës.

Pasi Rama krijoj sistemin ku narkotrafikantët, vrasës apo tutorë, hajdutë dhe falsifikatorë mund të shihen si asete dhe jo si individë të rëndomtë të shoqërisë që duhet të shkojnë në burg.

Pra Rama nuk merret me krime të vogla, detyra e tij është bashkimi i të gjitha krimeve në një, sepse është ai kumbari i krimit.

Me instancat shtetërore në shërbim, sistemi ka fuqi dhe impakt në perceptimet që krijohen në një shoqëri nëpërmjet mediave apo analistëve të ndryshëm që përfitojnë shuma të majme monetare nga sistemi.

Ps. Teza e parë; Të gjithë janë njësoj. Është tezë e prodhuar nga sistemi, e cila është përhapur në shoqëri si një virus që shërben për të mos i lejuar njerëzit të ngrihen dhe të përballen me sistemin që i vjedh sistematikisht nëpërmjet PPP-ve apo ligjeve të posaçme, si rasti i ligjit FUSHA ku me ligj sistemi po vjedh një pronë publike.

Pasi nëse të gjithë janë njësoj atëherë pse të luftohet sistemi pse të rrëzohet ? Nëse e lufton sistemin nga brenda praktikisht është e pamundur të fitosh kundër tij dhe kjo u vërtetua me zgjedhjen e Arta Markut, ku sistemi ishte në krijim e sipër dhe kërkonte të kapte Prokurorinë për ti garantuar banditëve dhe hajdutëve në shërbim të këtij sistemi, që ata nuk do hetoheshin për vjedhjet e tyre.

Opozita në atë kohë ishte në Parlament, pra brenda sistemit, arriti ti mohonte arkitektit të sistemit votat që i duheshin për të zgjedhur Arta Markun, por sistemi me pushtetin e ekzekutivit ndryshoj rregullat e lojës dhe flaku Kushtetuten dhe vazhdoj përpara.

Pasi brenda sistemit nuk ka rëndësi ligji apo Kushtetuta, ka rëndësi fitorja e sistemit.

Sistemi i korruptuar bën ligjin e korruptuar për të mbrojtur sistemin e inkriminuar. Kjo monstër e krijuar e mbart fuqinë e saj tek kontrolli absolut, pandëshkushmëria, fuqia e krimit që prodhon paratë, të cilat shërbejnë për kapjen e disa individëve që sjanë pjesë aktive e sistemit por që përdoren në këmbim të shumave të mëdha monetare, të cilat ky sistem i ka nga vjedhjet e mëdha që ju bën qytetarëve.

Për shkak se zyrtarisht Shqipëria është një vend Demokratik, sistemi duhet të mbajë lart fasadën duke infiltruar tezat e tij nëpërmjet kanaleve të pavarura të shpallura të tilla nga sistemi.

Kanali përbëhet nga gazetarë, pronarë, analistë, intelektualë të shpallur dhe të promovuar si të tillë nga vetë sistemi për të shpërndarë tezat e tyre. Por dhe për ti bërë ata më të besueshëm shpesh sistemi u kërkon këtyre vartësve të tij të hedhin në lumë apo të bëjnë kurban ndonjë zyrtar të vogël të sistemit. Gjithnjë pas sulmeve fallco të zyrtarëve të sistemit shtohet dhe teza, por ske çi bën këtu të gjithë njësoj janë. Raste të tilla ka plot, ndër to shkëlqen Unaza e Re, ku korrupsioni është kapur në flagrancë dhe është bërë transparenca totale por nuk arrestohet askush përveç protestuesve që arritën të kapin aferën korruptive.

Dhe pavarësisht vjedhjes, korrupsionit, dhunës ndaj qytetarëve ky sistem nuk tërhiqet, ecën përpara dhe meqenëse nuk ka drejtësi dhe prokurori sepse ato i ka të vetat, lufta është mediatike. Dhe është kjo arsyeja pse një pjesë e madhe e investimit të sistemit shkon drejt mediave. Për shembull nëse qeveria del me një qen apo mace në fotografi ajo bëhet lajm. Po sa të dashur janë me qentë dhe macet? Por kur qytetarët si në rastin e Unazës janë në protestë, mbajnë fjalime dhe denoncojnë korrupsionin e sistemit, asnjë fjalim i tyre smerr vëmendjen e tyre sepse sistemi e bllokon lajmin e vërtetë për të shitur tezat e tij.

Dikush mund të pyes pse e votuan? Ky sistem nuk votohet, ky sistem krijohet dhe më pas vetëvotohet, siç ndodhi në rastin e 30 qershorit apo rasti i Dibrës, transparencën e të cilit e bëri gazetari i prestigjiozes ‘BILD’.

Kuptohet çka del nga votimet e tyre janë banditë dhe hajdutë si Pjetri apo Jorgo e dhjetra të tjerë që do të dalin së shpejti.

Në pamje të parë duket e pamundur ta luftosh dhe të fitosh kundër sistemit të Ramës por rezultoj që s’është.

Brenda sistemit është e pamundur të luftosh kundër tij, por Opozita duke dalë nga sistemi me djegien e mandateve si dhe bojkotimin e votimeve të sistemit kriminal në 30 qershor nxori në sipërfaqe llumin e sistemit, vjedhjet, grabitjet, celulat dhe gjithçka po shkruaj unë në këtë artikull.

Në fakt nga sistemi bashkë me opozitën dolën dhe qytetarët shqiptarë sepse ata refuzuan votimet e 30 qershorit plot 85 përqind e tyre. Sepse djegia e mandateve, siç thashë, nxori në sipërfaqe llumin e sistemit dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët dhe me mospjesmarrjen e tyre në 30 qershor qytetarët i thanë opozitës që jemi dakort me djegien e mandateve të deputetëve.

Djegia e mandateve vërtetoj korrupsionin, vjedhjen dhe sistemin kriminal, monopartiak, diktatorial për arsyen e thjesht sepse sitemi mbijetoj edhe pas djegies së mandateve. Nëse një sistem është demokratik nuk mbijeton dot pa opozitën në Parlament, por ky sistem është diktatorial dhe kriminal në shërbim të hajdutërisë, pushtetit, kontrollit.

Me largimin e opozitës sistemi tanimë është në habitatin e tij natyral. Ky sistem nuk pranon dot opozitë, sepse prish rrjedhshmërinë e vjedhjes, ngjarjeve që duhet të krijojë sistemi. Pra mbijetesa e sistemit pa opozitën vërtetoj që sistemi është diktatorial sepse sisteme demokratike nuk mbijetojnë dot asnjë orë pa opozitën.

Dhe sot pikërisht mbijetesa e tij është bërë themel i varrimit të sistemit nga llumi që tani çdo ditë e më shumë del në sipërfaqe deri në mbytjen e këtij sistemit.

ME TE LEXUARAT