Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 31-vjecari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtune në Karapathos, në Greqi, ku një shtetas shqiptar, 31 vjeç, i identifikuar si Kleo Sulejmani, ka humbur jetën.

Sipas mediave greke, në makinë me 31-vjeçarin ndodhej edhe një tjetër shqiptar, 24-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në kilometrin 1 të rrugës provinciale Pigadion – Aperiu.

Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur me një pemë.

I plagosuri, emri i të cilit nuk dihet ende, gjendet në kujdesin intensiv të mjekëve.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close