“As termometër nuk keni?”, Vokshi nxjerr videon: Ja ç’ndodh në spitalet shqiptare

Kliko per me shume info

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka nxjerrë një video në rrjetet sociale, ku shihet se një baba kërkon termometër për djalin e tij në pediatrinë e kryeqytetit.

Ai dëgjohet në një moment duke thënë: “As termometër nuk keni. Po ju jeni masakër fare”.

Kliko per me shume info

Vokshi shprehet se situata në spitalet shqiptare është e rëndë dhe shton se Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë bëjnë vetëm propagandë.

Postimi i Albana Vokshit:

Nje video sa nje mije fjale!

“As termometer nuk keni?” Kjo eshte pyetja e nje prindi te deshperuar, femija e te cikit eshte semure, por spitali nuk eshte i afte te perballoje dot nje fluks normal ne pediatri.

Video dhe fotot qe provojme rradhen, ku 100 femije presin te vizitohen ne kushte jo normale, rrezojne propaganden e Edi Rames, i cili po sorollatet neper spitale, i ndjekur vetem nga ERTV-ja e tij personale, ndersa mediat nuk lejohen te verifikojne asgje.

Por propaganda e Rames nuk ndihmon dot femijet e semure qe gjejne ne spital nje realitet krejt tjeter. Ky eshte momenti qe Ministrja e Shendetesise te mos beje ciceronen e propagandes, por te marre mass urgjente per te normalizuar siuaten ne pediatri.

Femijet nuk kane pse paguajne per propaganden e peshtire te Edi Rames!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here