Zyrtari i lartë i SHBA merr detyrën e rëndësishme në Ballkan, Xhafaj: Luftë krimit e korrupsionit

Kliko per me shume info

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se  Perfaqësuesi i ri i SHBA-së për Ballkanin, Mattew Palmer do të kontribuojë shumë në Reformën në Drejtësi, intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Teksa uron Palmer për detyrën e re, Xhafaj thekson se ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin.

Kliko per me shume info

Matthew Palmer do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Fatmir Xhafës:
Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për 🇦🇱 por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Flm 🙏🏻 @StateDept për rritjen e vëmendjes për rajonin & për 🇦🇱 në këto momente kritike.

Jam i bindur se kontributi i zotit Palmer për Shqipërinë do të përmirësohet më tepër, sidomos për konsolidimin e rregullit dhe ligjit dhe Reformën në Drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimin për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh te ai interesimin dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë 🇪🇺 të 🇦🇱. Suksese z.Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here