"Boeing" zbulon nje tjeter problem me avionet 737 Max

Teknologji

Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, tha se ka zbuluar një problem të ri në furnizimin e aeroplanët e tipit 737 Max.

Kompania Boeing tha se ka njoftuar Administratën Federale të Aviacionit lidhur me këtë problem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një person që ka njohuri me situatën tha se problemi ka të bëjë me programin që verifikon nëse monitoruesit mund të gjurmojnë sistemet kyçe të aeroplanit për të parë nëse funksionojnë siç duhet.

Kompania Boeing është përballur me probleme pasi dy aeroplanët e tipit 737 Max u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi vitin e kaluar, duke lënë të vdekur 346 persona, gjë që çoi autoritetet në mbarë botën të ndalojnë fluturimet e këtij tipi të aeroplanëve./REL

ME TE LEXUARAT