SHBA: Reforma në Drejtësi jep rezultatet e para

Kliko per me shume info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në Facebook një video, me një përmbledhje të zyrtarëve shqiptarë, që kanë ngecur në “rrjetën” e Vettingut.

SHBA shkruan se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, për shkak se nuk justifikonin pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit.

Kliko per me shume info

Ndër të tjera, SHBA paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

Postimi i plotë:

Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.

Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here