Capital T lë pushimet në mes! Ja arsyeja

Showbiz

Pak ditë para koncertit që do të mbajë në Tiranë, Capital T vendosi të bëjë disa ditë pushimi. Ai udhëtoi me avion privat drejt një destinacioni, që nuk e bëri publik, megjithatë reperit iu desh t’i shkëpusë pushimet në mes.

Për këtë pati një arsye shumë të veçantë, pasi data 2 përkonte edhe me fillimin e shkollës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reperi iu bashkua nxënësve të shkollës ku mësoi për herë të parë, duke iu bërë atyre një surprizë të madhe.

“Sot ishte ni dite e veçantë për mu pas shume vitesh u ktheva ne lagjen ku jam rrite aty ku e kam kry shkollën fillore, shume kujtime t’mira shume emocione po edhe krenari , pata rastin me taku disa fmi t’jashtezakonshem shume ma t’mire se gjenerata jone, shkolla me ni super organizim, jam shume shume i lumtur qe andrra qe ka nise po n’ket shkolle mu bo realitet, qe ni dite t’bukur si kjo kom me u kthy e me dhon ni kontribut këtu, e falenderoj zotin qe ma dha mundësinë edhe uroj qe nga kjo shkolle te dalin personalitete e njerëz t’mdhaj e shume t’sukses’shem — i juaji Trim Ademi / Capital T

PS

Kërkoj falje qe ska dal sot video për shkaqe teknike besoj qe nesër ne mesdite e publikojmë”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT