Bota

Dëshmia e 7-vjeçarit çoi në burg të përjetshëm nënën e tij

Momenti tronditës kur një djalë shtatë vjeçar ka dhënë dëshminë se si ai e kishte parë nënën e tij duke e mbytur motrën e tij, e cila e çoi atë në burg të përjetshëm, ka lënë shikuesit në lot. Rasti i Amanda Lewis, 35 vjeç, u shfaq në një program televiziv.

Edhe pse shikuesit kishin mbetur të ndarë mbi deklaratat e nënës, gjegjësisht fajësisë ose pafajësisë së saj, ata ishin të bashkuar rreth asaj se rrëfimi i AJ ishte tronditës.

Djali ishte dëshmitari i vetëm për k imin dhe në gjykatë prokurori i kërkoi atij që të shpjegonte përmes një vizatimi ato që ai kishte parë.

“Kjo është nëna ime”, ka sqaruar ai. “Duke vrarë motrën time”. E kur prokurori e pyeti se si e kishte mbytur ai tha: “Duke ia vendosur dorën në fytyrën e saj”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close