“Ministrja bën propagandë për shëndetësinë”, ish-deputeti i PD: Në QSUT nuk bëhet as rezonanca magnetike

Kliko per me shume info

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka hedhur akuza ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke thënë se po bën propagandë me shëndetësinë. Spahia sipas pretendimeve të tij thekson se, po tregohet pa përgjegjshmëri me jetët e qytetarëve në QSUT. Ai vijon duke thënë se në këtë spital mungon edhe preparati Magnivist i nevojshëm për rezonancën magnetike.

Ish-deputeti demokrat thekson se rezonanca magnetike është një nga ekzaminimet bazë dhe më thelbësore për pacientët.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë

Ministrja Manastirliu po rropatet dite pas dite te shese “arritjet” sipas saj ne shendetesi. Ndersa reklamon me te madhe ndryshime ne skemen e vaksinimit, harron dhe mbase as nuk e kupton, qe drejton nje sektor, ku njerezit i prekin deshtimet cdo dite dhe i vuajne pafund pasojat e korrupsionit dhe paaftesise kriminale te kesaj qeverie. Se fundmi ne QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti per kryerjen e Rezonances Magnetike, nje nga ekzaminimet baze dhe me thelbesore per pacientet. Si mjek do ti thoja zonjes Manastirliu, qe propaganda fasade ne shendetesi ta nxjerr bojen me shpejt sesa kudo tjeter. Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare. E pacipe se si fasada shitet si pune, e jeta e njerezve mbetet ne meshire te trajtimit me papergjegjshmeri kriminale te nje sektori qe ka te beje me jete njerezish!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here