Rama, simboli i modelit kriminal, Balliu: Rilindja e mbron me kodin e mafias Kajmakun

Kliko per me shume info

Jorgo Toto alias Agim Kajmaku mbrohet nga Edi Rama sepse ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.” kështu u shpreh sot ish deputeti i PD, Klevis Balliu në një prononcim për mediat.

Balliu tha se Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.“Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.

Kliko per me shume info

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi.” vijoi më tej Balliu.

Deklarata e Plotë:

Organizata kriminale e Rilindjes po zbaton kodin mafioz të heshtjes, Omerta, për të mbrojtur të arratisurin nga drejtësia greke, Jorgo Toto, të cilin të konvertuar në Agim Kajmaku, shefi i organizatës Edi Rama ia ka servirur Vorës për kryetar bashkie.

Kryeministri i të inkriminuarve nuk guxon të thotë asnjë fjalë!

Provat e publikuara nga Partia Demokratike nuk mundet ti kundërshtojë dhe as ti mohojë dot.
Edi Rama flet për gjithçka, por nuk guxon të thotë asnjë fjalë për Jorgo Kajmakun.
Kyç gojën sepse ai e di se “Gimi është njësoj si ai”.

Shefi i bandës së Rilindjes hesht sepse Agim Kajmaku është fytyra e tij.
Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë, se nga shporta e tij kriminale u sërvir shqiptarëve vetëm Elvisë, Vangjushë, Saimirë, Arbenë, Damianë, Valdrinë dhe Kajmakë.

Jorgo Toto mbrohet nga kryeministri i ardhur në pushtet me krimin, sepse ai është simboli i modelit me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.

Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.
Rama e mbron kriminelin e radhës, sepse pas çdo të inkriminuari që ai u sërvir shqiptarëve qëndron vetë me modelin e qeverisjes me krimin dhe për krimin.

Agim Kajmaku është vetë Edi Rama.

Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.
Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi.
Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimit, kërkon nga PD të dhënat që i ka në sistem.

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg.
Përveç kësaj ai ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, veprim ky që përbën vepër penale dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë procedim penal ndaj të zgjedhurit të Ramës në Vorë.
Por megjithë këto fakte, i gjithë sistemi kriminal i ngritur nga Edi Rama hesht dhe mbron modelin kriminal në këtë rast nën emrin e Jorgo Kajmakut.

Ky model, tashmë i kthyer në sistem të qeverisjes duhet të marrë fund. Edi Rama si kryetar i bandës kriminale që qeveris sot vendin duhet larguar një orë e më parë.
Krimi nuk e ka vendin në qeveri, por në burg.

Shqiptarët meritojnë një pushtet që buron prej tyre dhe jo prej kriminelëve me të cilën Edi Rama e ka mbushur plot buqeten e Rilindjes.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here