ZYRTARE/ Prokuroria nis verifikimet për Etilda Gjonajn dhe Arbjan Maznikun

Politikë

Prokuroria ka nisur verifikimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Hetimet kanë nisur pas denoncimit që është bërë në media, ku del se Etilda Gjonaj ka paguar rreth 700 euro për të qendruar vetëm një natë, në një hotel luksoz në Romë.

Gjithashtu, po verifikohet edhe nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku. Edhe Mazniku do hetohet për qendrimin në një hotel luksoz në Bracelonë, ku janë paguar rreth 900 euro nata. Pagese e bërë nga kontraktori i Bashkise, kompania Fusha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetojë edhe ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, pasi dyshohet se ka lejuar futjen në Shqipëri, të disa pesticideve të rrezikshme për njerëzit.

Për të 3 rastet në fund të hetimeve do vendoset nëse ka vepër penale apo jo.

ME TE LEXUARAT