Zbulohet në gjykatë plani i terroristëve për të sulmuar Kosovën

Aktualitet

Gjashtë persona, përfshirë një grua kishin planifikuar sulme mbi trupat e NATO-s dhe civilët në Kosovë, Belgjikë dhe Francë.

Një prokuror i tha Reuters se të dyshuarit janë arrestuar vitin e kaluar dhe njëri prej tyre kishte pasaportë belge. Ata ishin mbështetës të grupit militant të Shtetit Islamik, dhe kishin kontakte me militantët me origjinë nga Kosova, të përfshirë në luftime në Siri dhe Irak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjashtë personat ishin duke përgatitur sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës; konkretisht në një disko në Graçanicë, në një kishës ortodokse në Mitrovicën e Veriut, ndaj trupave të NATO-s në Kosovë dhe sulme të tjera terroriste në Francë dhe Belgjikë”, tha gjykata në një deklaratë.

Të dyja këto zona, si Graçanica dhe Mitrovica e Veriut janë të banuara kryesisht nga pakica serbe që jeton në Kosovë.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar për në Siri që nga 2012 dhe 70 burra që luftuan së bashku me grupet militante u vranë

ME TE LEXUARAT