DW: Ditë vendimtare për Shqipërinë në Berlin, thirret dhe Rama

Kliko per me shume info

“Deutsche Welle” ka mësuar nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin se javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Të përfshirë do të jenë kryesisht deputetë kristiandemokratë dhe kristiansocialistë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i CDU/CSU-së Johann David Wadephul si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian.

Kliko per me shume info

Gjatë javës së ardhshme ata pritet të takohen si me përfaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të mbërrijë të premten e ardhshme (13 shtator) në Berlin.

Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po, me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave.

Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si: Sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.

Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qendrimi i CDU/CSU-së, duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.

/DW

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here