Dy shqiptarë përplasen për shiritin e kapitenit, Shaqiri braktis Zvicrën

Sport

Shiriti i kapitenit është kthyer në një çështje debati në Kombëtaren zvicerane të futbollit.

Mesfushori ofensiv i helvetikëve, Xherdan Shaqiri refuzoi ti përgjigjej thirrjes së përfaqësueses për sfidat e këtij muaji me Irlandën dhe Gjibraltarin, e duket se motivi është shiriti që ndodhet në krahun e Granit Xhakës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse ky është me të vërtetë problemi, Shaqiri mund të ketë shiritin e kapitenit. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin e kapitenit apo jo. Mundohem të kem impakt te ekipi me apo pa këtë shirit”, shprehet Kapiten i Zvicrës, Granit Xhaka.

Arsyeja zyrtare e bojkotit të Shaqirit ishte fokusi te Liverpul, por kjo tezë ka rënë poshtë edhe për faktin se mesfushori po konsiderohet shumë pak te kampionët e Europës.

Shaqiri është i pakënaqur me konsideratën e trajnerit Petkovic, dhe shiriti i kapitenit ishte ajo që solli dhe krisjen finale.

Granit Xhaka konsiderohet një zgjatim në fushë i trajnerit të Zvicrës ndërsa Shaqiri ka lirinë taktike por nuk ka kontakt personal me teknikun.

ME TE LEXUARAT