“I ke vendosur blloqet në zonën time”, zbulohet arsyeja e masakrës me dy të vdekur e dy të plagosur

Kosovë&Rajon

Është zbuluar arsyeja e sherrit mes dy familjeve kosovare, Rafuna dhe Mehmeti, të cilat janë bashkëpronare të ndërtesës në Prishtinë, që solli edhe masakrën me dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Së fundmi, Zyra e Kadastrës në Komunën e Prishtinës kishte bërë edhe ndarjen e hapësirave që u takon secilës prej familjeve, por mesa duket konflikti midis tyre nuk ishte shuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas asaj që raporton “Indeksonline”, sherri ka nisur pasi një anëtar i familjes Mehmeti kishte vendosur disa blloqe pllakash në zonën e familjes Rafuna.

“Familja Mehmeti i kishte vendosur disa blloqe në megjën (zonën) afër familjes Rafuna. Njëri prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelm blloqet e vendosura duke thënë se ‘i ke vendosur në megjën time.”

Konflikti ka vijuar dhe anëtarët e familjes Mehmeti kanë goditur fizikisht një anëtar të familjes Rafuna. Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy persona mbetën të vdekur nga plumbat, ndërsa dy të tjerë vijojnë të jenë në spital në gjendje kritike. Policia ka arrestuar deri më tani dy persona.

ME TE LEXUARAT