Plazhi i virgjër dhe i panjohur që nuk e kemi ditur se ekziston në Fier

Aktualitet

Keto jane fotot e publikuara ne rrjetet sociale te nje zone bregdetare te vecante ne qarkun e Fierit. Shqiperia duket se eshte e pasur me zona bregdetare qe perbejne plazhe te mrekullueshme.

Është plazh tërësisht i virgjër, i pazbuluar për pushuesit shqiptarë. Ndodhet në Libofshë dhe shtrihet në një gjatësi bregdetare prej 8 km, i treti nga plazhet e Fierit për nga gjatësia, pas Darëzezës dhe Pishporos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është pjesë e detit Adriatik. Edhe ky plazh karakterziohet nga rërë e imët, e pasur me jod, me ujëra të pastra e të cekëta dhe frekuentohet vetëm nga banorët vendas. Ofron një larmi të madhe formash gjeomonumentesh: delta lumore, laguna dhe plazhe të vegjël, thuhet ne postimin e shperndare ne rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT