Kosova - Rajoni

Prokuroria shpjegon gjithçka ndodhi dje në Prishtinë ku u vranë dy persona

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Aty kanë mbetur të vdekur dy persona, e janë plagosur tre të tjerë pas një përleshje me armë zjarri.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka tregon se si filloi e gjithë përleshje mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna.

Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna armësh.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria bën të ditur se në të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

“Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre”, thuhet në komunikatë.

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me armë zjarri në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me armë.

“Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur armën e shkurtër, është arrestuar nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur armën”, ka thënë Krasniqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close