Sekretari Organizativ i PD: Opozita është gati për zgjedhje të parakohshme

Kliko per me shume info

Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi, shprehet se PD është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Në një intervistë në Shijak TV, Dollapi shtoi se gjatë muajit gusht të gjitha strukturat e PD kanë qenë në punë për të përgatitur partinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë.

Kliko per me shume info

‘PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës’, ka thënë Dollapi.

Ndërkohë, duke komentuar raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Dollapi është shprehur se zgjidhja është qeveria tranzitore pa Ramën kryeministër.

‘Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qerinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorrët e fitores.’

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here