Thanë se janë ndarë, Albi dhe Alba kapen mat në lokal (FOTO)

Showbiz

Koreografi Albi Nako dhe balerina e prezantuesja e motit, Alba Hoxha janë përfolur për ndarje kohët e fundit.

Në media u shkruajt se shkak i ndarjes së çiftit ishin bërë prindërit e tyre të cilët nuk ishin dakort për këtë lidhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe Alba ditën e sotme kur u pyet nga fansat, deklaroi se është beqare.

Megjithatë siç duket këto kanë qenë thjesht thashetheme, sepse Albi dhe Alba vazhdojnë të jenë së bashku. “Xing.al” i ka fotografuar dyshen në një restorant teksa darkonin dhe bisedonin.

Albi dhe Alba shfaqen të veshur sportiv teksa duket se është balerina ajo që po flet ndërsa koreografi e dëgjon me vëmendje./Xing.al

ME TE LEXUARAT