Planifikuan ngritjen e dronit “Kosova është Serbi” në ndeshje, policia ndalon 8 çekë

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas çekë, të cilët kishin planifikuar që sot gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë-Çeki të ngrinin një dron me mbishkrim provokativ “Kosova është Serbi”.

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të mundur ndalimin dje të këtyre personave, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u konfiskuan pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Kliko per me shume info

Indeksonline shkruan se të ndaluar janë 6 burra dhe dy femra, ndërkohë që njëri prej tyre kishte nënshtetësi serbe. Kujtojmë se ndeshja do të mbahet sot në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here