Goditet banda e grabitësve, arrestohen 6 shqiptarë dhe 2 grekë

Aktualitet

Policia e Greqisë ka goditur një bandë prej 8 anëtarësh, mes tyre 6 shqiptarë, të cilët merreshin me grabitje biznesesh, shtëpi dhe parkingje private. Vjedhjet e armatosura zhvilloheshin në zona të ndryshme të Atikës.

Gjatë grabitjeve, banda vepronte me 2-5 veta. Autoritet greke kanë bërë publike të gjithë të arrestuarit shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirel Kasaj

Dionis Rustemi

Marinel Murataj

Dhimitër Ramadani

Erius Tafaj

Roland Roshi

Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë.

Policia sekuestroi një sasi të madhe objektesh:

1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me licencë të falsifikuar, 2 licenca të falsifikuara, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.

Aktivitetet e bandës

6 pika karburanti të grabitura;

2 grabitje në parkime private;

1 grabitje shtëpie dhe 1 motorçikletë.

ME TE LEXUARAT