Kosova - Rajoni

Kosovë/ Kryetari i kësaj partie fut gruan dhe babain në listën për deputetë

Siç shkruan mediumi serb, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanoviq nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Aleksander Jabllanoviq në këto zgjedhje do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Republikën e Kosovës.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës, shkruan Express.

Kjo pasi që ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanoviqit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe kishte më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë.

Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anë e kënd Kosovë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close