Dezinfektohet spitali Shkodër, nuk ka raste dyshuese për koronavirus

Aktualitet
Dezinfektohet spitali Shkodër, nuk ka raste dyshuese për koronavirus

Parandalimi i koronavirusit ka shtuar masat jo vetëm në kufi por në të gjitha spitalet e vendit, përfshirë dhe atë të Shkodrës. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Shkodrës ka bërë dezinfektimin e të gjithë ambienteve të reparteve të saj si masë parandaluese gjatë sezonit të gripit, por edhe si masë parandaluese për koronavirusin.Sipas shefes së repartit infektiv, Rezarta Bazhdari tha se dezinfektimi është një masë profilaktike dhe parandaluese pasi është periudhë gripi dhe si masë ndaj koronavirusit. Ajo shtoi se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar në Shkodër, por dhe në rast se shfaqet bëhet izolimi i personit brenda ambienteve të spitalit rajonal dhe më pas lajmërohen ISHP dhe emergjenca që fillon kryerjen e analizave deri në karantimin e pacientit.'Situata është normale nuk kemi asnjë rast me koronavirus. Jemi në periudhë gripi dhe rastet e paraqitura janë me grip, që është normale për periudhën që jemi. Spitali ka marrë masa për dezinfektimin e reparteve, por kjo është një masë profilaktike dhe parandaluese pasi është periudhë gripi, por dhe si masë ndaj koronavirusit. Nëse shfaqen rastet e dyshimta bëhet izolimi i personit brenda ambienteve të repartit dhe më pas lajmërohet qendra kombëtare e emergjencës 127 dhe Instituti i Shëndetit Publik për të bërë më tej ndjekjen e tij. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë', tha BazhdariGjithashtu mjekja theksoi edhe një herë se një higjienë e pastër, larja e duarve, dezinfektimi dhe shmangia e kontakteve me personat që paraqesin simptoma gripi janë disa nga masat parandaluese që duhet të dijë çdo qytetar.

ME TE LEXUARAT