Heqja e pasaporteve diplomatike për kuqezinjtë? Reagon ministri Cakaj: Gënjeshtër!

Aktualitet

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj njofton se lajmi për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e kombëtares është një gënjeshtër.

Përmes një statusi në Twitter, pak minuta para nisjes së ndeshjes me Islandën, ministrin i uron suksese kombëtares, ndërsa bën edhe sqarimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt"- shkruan Cakaj.

ME TE LEXUARAT