OBSH: Në botë, çdo 40 sekonda vetëvritet një njëri

Kliko per me shume info

Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 800 mijë njerëz zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre. Mbi tre të katërtat e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në vitin 2016, vetëvrasja ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjeve tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, pas atyre të shkaktuara nga aksidentet rrugore.
Agjensia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se mënyra më efektive për të zvogëluar numrin e vetëvrasjeve do të ishte kufizimi i aksesit ndaj pesticideve.

Rusia, Lituania, Bjellorusia

Kliko per me shume info

Evropa është e prekur në mënyrë disproporcionale, me një mesatare prej 13 vdekjesh kryer nga vetëvrasja për 100,000 njerëz në vitin 2016, një mesatare më e lartë se mesatarja globale e 10.5 vetëvrasjeve për 100,000 njerëz. Por brenda të njëjtave vende të kontinentit ka shumë pabarazi.
Greqia dhe Finlanda kanë regjistruar 3.8 vdekje me vetëvrasje për 100,000 banorë – niveli më i ulët në kontinent. Qipro dhe Italia ndjekin më pas normat 4,5 dhe 5,5 për 100,000 njerëz respektivisht.
Megjithatë, disa vende në Evropën Lindore kanë norma që janë më shumë se dyfishi i mesatares globale. Vendet më të prekura janë Rusia (26.5 për 100,000 banorë), Lituania (25.7) dhe Bjellorusia (21.4).
Belgjika, Franca dhe Irlanda kanë shkallët më të larta të vetëvrasjeve në Evropën Perëndimore: përkatësisht 15.7, 12.1 dhe 10.9 për 100,000 banorë.

OBSH tha të hënën se për fat të keq vetëm 38 vende të botës kanë strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjeve. “Megjithë përparimin e bërë, sot një person i jep fund jetës përmes vetëvrasjes çdo 40 sekonda” – tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Organizata ka njoftuar se një nga mënyrat më të mira për të zvogëluar vetëvrasjet është të kufizojnë qasjen në media dhe u ka bërë thirrje qeverive në të gjithë botën që të kufizojnë deri ndalojnë shitjen e pesticideve te personat ‘jo të duhur’.
Helmimi me pesticide është metoda e dytë më e zakonshme e vetëvrasjeve. Sipas OBSH: një vetëvrasje në pesë, kryhet përmes pesticideve.
“Veprimet rregullatore në Bangladesh, Republikën e Koresë, Sri Lanka dhe vende të tjera tregon se shumë vetëvrasje mund të parandalohen duke ndaluar disa pesticide specifike. Në Sri Lanka, për shembull, ndalimet e pesticideve besohet se e kanë ulur numrin me 93,000 vetëvrasje më pak.
Mite apo realitet?
Të dhënat tregojnë se vetëvrasja prek në mënyrë disproporcionale burrat: numri i meshkujve që vetëvriten është pothuajse tre herë më i lartë se ai i grave, në vendet me të ardhura të larta. Në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përqindja është e njëjtë.
OBSH ka raportuar gjithashtu se për çdo person që kryen vetëvrasje, ka kryer rreth 20 përpjekje vetëvrasjeje. Mbijetesa e atyre që përpiqen të marrin jetën e tyre varet në një masë të madhe nga disponueshmëria e ambienteve të kujdesit intensiv dhe trajtimeve efektive për disa helme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here