Çmendet "Elbasan Arena", Shqipëria i shënon 4 gola Islandës

Sport

Kombëtarja shqiptare ka mundur me rezultat 4-2 Islandën në stadiumin "Elbasan Arena".

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 33-të të takimit me Demrakun, rezultat që u barazua nga Islanda në minutën e 47-të të takimit me Sigurdsson.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pjesën e dytë të lojës ishte Hysaj që shënoi golin e avantazhit për Kuqezinjtë në minutën e 52-të, por u barazua 8 minuta më vonë nga Kolbeinn Sigthorsson.

Shqipëria nuk u ndal dhe në minutën e 79-të të ndeshjes kaloi shifrat në 3-2 me Odise Roshin, të sapo futur në lojë.

Sokol Cikalleshi vulosi rezultatin në minutën e 82-të duke cuar rezultatin në 4-2.

ME TE LEXUARAT