Pse të mos hetohet edhe Rama? Tahiri: Më kanë akuzuar për 20 mln euro

Politikë

Sot u zhvillua seanca gjyqësore e ish-ministrit Saimir Tahiri. Një seancë që zgjati gati 7 orë, ku ai ka kërkuar lirinë.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Gjykata, Tahiri tha se e pret me padurim datën 19 shtator, dhe se nuk mendon asgjë tjetër veçse fitimit të betejës së tij për pafajësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur lidhur me deklaratën që bëri në Gjykatë, kur tha se nëse përgjimi ku flitej se ai në kohën që ishte ministër kishte marrë 20 milion euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhej të hetoheshin të gjithë, dhe se a i referohej Edi Ramës në këtë rast, Tahiri tha se nëse Gjykata e beson atë përgjim, atëherë duhet të hetohen të gjithë.

“Nëse ka një pretendim që harxhoja 20 mln euro në fushatë, që në atë kohë unë kisha një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, atëherë përse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka hetuar nga Edi Rama tek unë dhe te të gjithë e të bënte namin.

Ç’është kjo parti dhe këta njerëz që harxhojnë kaq para? Por ata e dinë që është një përgjim thashethem dhe ordiner… E përsëris, prokuroria ka pasur 2 vjet kohë ta hetonte për mua”, tha Tahiri.

Më tej ai shtoi se nuk ka logjike që të akuzohet për trafik droge, në një periudhë që luftonte me krimin dhe bandat e drogës në Lazarat, dhe nga ana tjetër “tu shkelte syrin” disa trafikantëve.

“E keni harruar ministrin që isha dhe luftën që bëra për kriminalitetin… nuk bëhej fjalë që në një kohë që luftoja Lazaratin t’i shkelja syrin disa trafikantëve”, tha Tahiri, ndërsa shtoi se “nuk kam marrë asnjë provë të re, por ka analizuar vetëm provat e prokurorisë”.

ME TE LEXUARAT