Sport

Rama shfaqet si trajner, “merr shënime” dhe Edy Reja

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot lojtarët e kombëtares në kompleksin stërvitor “Tropikal” në Durrës, pak orë përpara ndeshjes Shqipëri-Islandë në “Elbasan Arena”. Siç duket edhe nga këto foto që e sjell MAPO, kreu i qeverisë ka qëndruar përpara futbollistëve, të cilët janë ulur në një bankinë të improvizuar në fushën e blertë, dhe ka biseduar me ta për disa minuta.

Për pak çaste, Rama i ka “rrëmbyer” vendin e trajnerit, italianit Edy Reja, i cili nga ana tjetër e ka përcjellë me jo pak humor futjen e kryeministrit në impiantin stërvitor, teksa duket i qeshur. Po në këtë linjë, nëse do të intepretonim gjuhën e trupit, atëherë Edy Rejës do t’i vendosim në gojë këto fjalë: Kombëtarja nuk mund të drejtohet njësoj siç po bën me qeverinë… Megjithëse, për nga rezultatet në këto momente kanë një të përbashkët: mosarritjen e objektivave. Kjo më tepër vlen për kombëtaren, pasi sa i takon qeverisë diskutimi merr tjetër trajtë po t’i referohemi bilancit të deritanishëm, aspak për t’u vlerësuar.

Foto nga takimi i kryeministrit me lojtarët kuqezinj në Durrës

Vlen të theksohet gjithashtu se kryeministri zgjodhi të vizitojë lojtarët e kombëtares në një kohë kur me urdhër të tij, futbollistëve iu është hequr pasaporta diplomatike, ai dokument i marrë si shpërblim për arritjen në Europianin e Francës dhe kur të gjithë lojtarët u dekoruan si ambasadorë të Shqipërisë në botë. Dhe për këtë nga qeveria ende nuk ka asnjë shpjegim. Nuk dihet ende nëse ndokush, lojtar apo pjesë e stafit drejtues, ia vuri në dukje Ramës këtë çështje sensitive. Por fakt është se me urdhër të Gent Cakajt, pasaportat diplomatike janë tashmë të pavlefshme.

Edhe pse kryeministri nuk cilësohet si ogur i mirë, le të shpresojmë në një rezultat pozitiv të kombëtares kuqezi mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” në betejën e saj jetike në rrugën drejt Europianit të 2020-ës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close